Bajerni dhe skenarët për trajnerin e ri

Gjermani | 3 vite më parë

Bajerni i Mynihut po kalon një periudhë të keqe. Trajnerit Tuhel po i del situata nga kontrolli dhe këtë e tregojnë edhe rezultatet. Drejtuesit e klubit bavarez po mendojnë emrin e Zidanit në stolin e Bajernit. Por në planet e tyre janë edhe emra të tjerë trajnerësh.

Fati i Tuchelit është vulosur tashmë sidomos pas disfatës në Olimpico në Champions dhe humbjes me Leverkusen në Bundesligë. Edhe pse drejtuesit e klubit, pas këtyre rezultateve, e konfirmuan dhe e mbrojtën trajnerin, tensionet dhe paqartësitë mbeten. Divorci i trajnerit me bavarezët në qershor është i sigurtë, por dyshimi mbetet nëse do të ndodhë më shpejt. Thashethemet në lidhje me pasardhësin e tij vazhdojnë të shtohen në Gjermani.

Në garë janë tre emra: Flick, është kandidati më autoritar. Mourinho, i shkarkuar nga Roma, do të rikthehej menjëherë në aksion. Antonio Conte ka qenë gjithashtu i lidhur me pankinën bavareze. Në fakt Klopp, do të ishte ëndrra e shumë gjermanëve, por ai ka thënë se do të bëjë pushime pas largimit nga Liverpuili. Por realisht, drejtuesit e Bayernit, kanë kontaktuar me Zinedine Zidane.

Francezi, që nuk drejton që nga viti 2021, do të ishte zgjedhja e parë për të pasuar Tuchelin në verë. Nuk është e qartë nëse ai do ta pranonte punën menjëherë. Megjithatë sot Zizou është emri i parë në mendimet e Bayernit. Imazhet e Tuchel në Olimpico ishin elokuente: dhoma e zhveshjes po i del jashtë kontrollit, ai ka gjysmën e ekipit kundër tij. Një situatë e tillë brenda Bajernit nuk është parë kurrë më parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme