Gjermani, Ministri i Shëndetësisë: Kam vendosur bast për humbjen

Gjermani | 3 vite më parë

Përveç rivaleve në fushë, Bajernit i duhet të bëjë llogaritë edhe me faktorë të jashtëm. Në ditët e fundit ka bërë përshtypje një intervistë e Ministrit të Shëndetësisë për “Rheinische Post”.

“Nëse Bajer Leverkusen do të shpallej fitues i këtij kampionati mendoj se do të ishte diçka pozitive për të gjithë Bundesligën. Si një ekip i ri dhe i fortë që janë do të gëzohesha shumë nëse do të fitonin”, tha Karl Lauterbah.

Mes të tjerash Ministri i Shëndetësisë shtoi se: “Nëse hegjemonisë së Bajernit do t’i vinte fundit them se do të ishte diçka pozitive. Këtë e them edhe në planin personal, pasi nëse Bajerni do të humbte kampionatin do të fitoja një bast”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme