Joshua Kimmich, drejt largimit nga Bayern

Barcelona, Liverpool, Manchester City e së fundmi edhe Manchester United, të gjithë në sulm për Joshua Kimmich. Mesfushori gjerman pritet të largohet nga Bayern në fund të këtij sezoni, ndërsa klubi kërkon të përfitojë të paktën 70 milionë euro për transferimin e tij.
28-vjeçari ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2025, ndërsa është pjesë e këtij klubi që nga viti 2015. Në 20 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, Kimmich ka shënuar një gol dhe ka dhënë 6 asistime. Ka luajtur edhe për Stuttgartin e Leipzigun në Gjermani, para se ti bashkohej Bayernit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




