Miqësoret e marsit, Nagelsman përballë provës së zjarrit

Muaji mars do të jetë një muaj prove për Jualian Nagelsman pasi Federata Gjermane e Futbollit i ka siguruar dy teste mjaft të forta përpara “Gjermani 2024”.
Më 23 mars Gjermania udhëton drejt Lionit pasi në orën 21:00 do të ndeshet me nënkampionët e Botës. Ndërsa tre ditë më vonë, më 26 mars në orën 20:45, pret në Frankfurt përfaqësuesen e Holandës.
“Është një start perfekt për vitin e Europianit. Franca është njëra nga favoritet e turneut dhe shumë e fortë për tu përballur ndërsa Holanda është njhëra nga kombëtaret, të cilat njihen për forcën e tyre në kontinentin tonë”, komentoi Nagelsman.
Mes të tjerash ai komentoi edhe formën e dobët të ekipit. “Tëe them të drejtën kemi shumë punë për të bërë pasi duhet të ndryshojmë shumë gjëra. Në vitin e fundit e kemi shitur shumë lirë lëkurën dhe do të bëjmë gjithçka kemi nëë dorë të ndryshojmë”, tha trajneri 37-vjeçar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




