Orteku Bayern, 7 gola në 25 minuta

Gjermani | 3 vite më parë

Mesazh shumë i qartë për Dortmundin një javë para Klassiker në Bundesligë: Bayern është serioz. Në Mynih, skuadra e Tuchel mposhti Darmstadtin me rezultat 8-0 pas një ndeshje të çmendur dhe të dyanshme. Në fakt, sfida ishte menjëherë e gjallë: në minutën e 4-të Kimmich humbi topin dhe rrëzoi Mehlem. Një e kuqe direkte dramatike jo vetëm sepse i la bavarezët me dhjetë lojtarë, por sepse do të pengojë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të bavarezëve të luajë kundër verdhezinjve.

Megjithatë, do të vijnë edhe dy përjashtime: Gjasula dhe Maglica i lënë miqtë me nëntë lojtarë para pushimit, kështu skuadra e Tuchel ka epërsinë numerike. Bavarezët u përpoqën menjëherë ta shfrytëzonin dhe, pasi goli i Sané u anulua për pozicion jashtë loje, ata shpërthyen në pjesën e dytë me tripletën e Kane (51′, 69′ dhe 88′) dhe dopietën e Sane(56′ e 64′) dhe nga Musiala (60′ e 76′), përveç vulës nga Müller (71′). Bajerni i vetëm në krye duke pritur Dortmundin dhe Leverkusenin.

BUNDESLIGA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme