Neuer, titullar kundër Darmstad

Manuel Neuer do të kthehet në lojë si titullar nesër, thuajse një vit pasi ka luajtur për herë të fundit për Bajernin. Rikthimi pritej prej ditësh dhe sot është konfirmuar nga trajneri Tuhel në konferencën për shtyp në prag të takimit të nesërm me Darmshtad. Në rast se nuk ndodh ndonjë gjë në stërvitje, Neuer do të luajë, bëri të ditur trajneri.
Portieri stërvitej prej javësh me skuadrën dhe mund të ishte kthyer që javën e kaluar kundër Maincit, por në fund u vendos për pak më tepër kohë. Neuer nuk luan me Bayern që nga 12 nëntori i vitit të kaluar, kundër Schalkes, ndeshja e fundit e Buindesligës para botërorit të Katarit, dhe theu këmbën një muaj më pas teksa bënte ski.
Ndërkaq lojtarët e tjerë të dëmtuar të Bayernit vazhdojnë rehabilitimin. Guerreiro, Gnabri, Upamekano e Gorecka janë ende larg rikthimit në fushë dhe synimi mbetet takimi i 4 nëntorit në klasiken gjhermane kundër Borussia Dortmund.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




