Nagelsman, njeriu i duhur për Gjermaninë

Gjermani | 3 vite më parë

Presidenti i nderit i Bajernit të Munihut, Uli Hënes, ka cilësuar Julian Nagelsman si trajnerin e duhur për Gjermaninë për të ngritur kokë pas dështimeve të njëpasnjëshme. Hënes thotë se klubi i Bajernit e ka mbështetur plotësisht emërimin e Nagelsmanit në krye të kombëtares i njeriun e duhur në këtë situatë. Entuziazmi dhe optimizmi i Nagelsmanit janë pikërisht gjërat për të cilat Gjermania ka nevojë tani, sipas ish-lojtarit të kombëtares në vitet ’70.

Ndërkaq, një tjetër Hënes po bën emër në Gjermani dhe ai është trajneri i Shtutgartit, Sebastian Hënes, nipi i Ulit. Shtutgarti qëndron befasisht në katet  sipërm të renditjes dhe xhaxhai vlerëson përkushimin e nipit, sidomos faktin që nuk u ankua pas shitjes së lojtarëve më të mirë.

Për Uli Hënesin, mënyra e lojës së Shtutgartit të ngroh zemrën dhe skuadra e meriton të jetë mbi Bajernin në renditje. Ndaj, Hënes sfidon Tomas Tuhel dhe skuadrën e tij që të tregojë se është më e mira.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme