Kejn thyen rekordin 59-vjeçar në Mynih

Gjermani | 3 vite më parë

Shumë mendonin se shifra e paguar nga Bajerni për një sulmues që sapo kishte mbushur 30 vjeç ishte e ekzagjëruar, por koha dhe Kejn u ka dhënë të drejtë drejtuesve të klubit bavarez.

Në fitoren e bujshme përballë Bohumit, Kejn dha kontributin e vet duke ndihmuar dy shokë të skuadrës për të shënuar gol dhe duke realizuar plot tre të tillë vetë. Me “trisin” e djeshëm Kejn vendos një standard të ri, një rekord të cilin më parë e mbante legjenda e skuadrës Gerd Myller.

Në 1964-ën e largët Myler kishtë shënuar pesë gola në pesë ndeshjet e para me Bajernin. Këtë rekord askush nuk e kishte “prekur” më pare, vetëm Miroslav Klose dhe Mario Manxhukiç i kishin shkuar pranë duke e barazuar.

U desh blerja e një sulmuesi si Harri Kejn për të përmirësuar shifrat e “Bomberit  të Kombit” siç njihet ndryshe Gerd Myleri në Mynih. Anglezi në pesë ndeshjet e para në Bundesligë numëron plot 7 gola.

“Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë dhe mentaliteti ishte i duhuri. Shpejtësia jonë në fushë bëri që gjithçka të dukej shumë e thjeshtë. Unë po njihem me shokët e ekipit brenda fushe dhe jam i lumtur pasi gjithçka po shkon mirë”, tha Kejn pas ndeshjes.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme