Gjermania, sherr midis Kimih e Rudiger

Dështime të vërteta, vetëm kështu mund të cilësohen dy pjesëmarrjet e fundit të Gjermanisë në Kupën e Botës, eliminuar në fazën e grupeve si në Rusi ashtu edhe në Katar. Megjithatë, shpeshherë nuk janë vetëm ngjarjet në fushë përcaktuese për rezultatin sportive, por edhe atmosfera që ekziston jashtë saj.
Po të gjykojmë bazuar mbi serialin dokumentar të Amazon Prime “Gjithçka ose asgjë, kombëtarja në Katar”, atmofera që sundonte te Gjermania nuk ka qenë nga ajo më e mira. Pamjet tregojnë edhe Kimih e Rydiger duke u kapur kokë më kokë gjatë një stërvitjeje.
“Nuk ma thua kurrë në sy, gjithmonë pas shpine. Mendon se nuk luaj për skuadrën”, pyet mesfushori i Bajernit, duke iu drejtuar mbrojtësit të Real Madridit. “Të thonë disa gjëra, ca udhëzime”, i përgjigjet Rydiger.
Sipas shtypit gjerman, pas kësaj grindjeje, dy lojtarët nuk flisnin më me njëri-tjetrin, duke krijuar një klimë tensioni që nuk ndihmoi aspak në fushë. Megjithatë, të dy janë thirrur nga trajneri Hansi Flik për miqësoret kundër Japonisë e Francës, e ndoshta koha do t’i ketë zbutur gjakrat.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




