Bayern i përgjigjet Dortmundit dhe e arrin në renditje

Bayern iu përgjigj suksesit të Borussia Dortmundit duke triumfuar 2-1 në fushën e Stuttgart dhe duke kapur rivalët e tyre në vendin e parë në renditje. Për të zhbllokuar ndeshjen në pjesën e parë për skuadrën e Nagelsmann është holandezi De Ligt, dikur i Juves. Në pjesën e dytë vjen dyfishimi, i nënshkruar në minutën e 62-të nga Choupo Moting. Në finale Perea shënoi golin e nderit për të zotët e shtëpisë.
Humbet terreni nga dyshja kryesuese Union Berlin, që nuk shkoi përtej 0-0 në shtëpi ndaj Këlnit. Rezultat i bardhë edhe për Freiburgun, rivalin e Juves në 1/16 e Europa League, por pika në fushën e Borussia Monchengladbach është për t’u vlerësuar. Në ndeshjet e tjera të së shtunës, Augsburg mundi Ëerder Bremen 3-2, Schalke triumfoi 2-0 në Bochum dhe Mainz mundi Hoffenheim 1-0.



Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




