Dortmundi, 6 gola Këlnit për të arritur në vendin e parë

Gjermani | 4 vite më parë

Në javën e 25-të të Bundesligës, Borussia Dortmund shfaqet si një ortek ndaj Këlnit dhe rimerr epërsinë (53 pikë), në pritje të përgjigjes së Bayern(52 pikë). Skuadra e Terzic fiton 6-1: dy gola për Reus dhe Haller, gola edhe nga Guerreiro dhe Malen. Nga ana tjetër, Leipzig ishte në një ditë jo, duke rënë papritur në fushën e Bochum. Sfida u vendos nga një goditje me kokë e Masovic në fillim të pjesës së dytë. Të besuarit e Rose mbeten në vendin e tretë me 45 pikë, të barabartë (por me një ndeshje më shumë) me Union Berlin dhe Freiburg. Bochum fiton tri pikë të çmuara në luftën për shpëtim.

Fitore si udhëtuese e Ëolfsburgut në fushën e Shtutgartit. Për të thyer baraspeshën është një gol i shënuar nga Marmoush në minutën e 56-të. Hoffenheim mori në shtëpi play-off-in me Hertha Berlin, i mundur me një rezultat të pastër 3-1 (dy gola nga Kramaric dhe gol nga Bebou. Për miqtë, gol nga Stefan Jovetic), ndërsa Augsburg dhe Schalke 04 barazuan 1-1: të zotët e shtëpisë në avantazh me Maier, goli i barazimit në shtesë falë penalltisë së Bulter.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme