Dortmundi është skuadra anti-Bajern

Në ndeshjen hapëse të javës së 23-të të Bundesligës, Borussia Dortmund mposht Leipzig 2-1 me golat e Reus (penallti) dhe ish-juventinit Emre Can dhe është kandidate për të qenë deri në fund anti-Bayern. Verdhezinjtë fitojnë kështu përballjen direkte me Leipzigun, i cili mbetet prapa në klasifikim. Goli i Forsberg për miqtë ishte i padobishëm.
Skuadra e Rose provoi gjithçka duke futur Werner dhe Kampl për Nkunku dhe Haidara në finale, por kjo nuk e shpëton Leipzigun, i cili mbetet në 42 pikë dhe tashmë rrezikon të kalohet në vendin e katërt nga Freiburg, i cili do të sfidojë Gladbach. Nga ana tjetër, Borussia Dortmund ngjitet në 49 pikë. Për skuadrën e Terzic, që tashmë mund të mendojë për ndeshjen e kthimit në Champions League ndaj Chelseat, është fitorja e tetë radhazi në kampionat.
Në vitin 2023, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet, kanë mbërritur vetëm suksese dhe tashmë Bayern është i detyruar të triumfojë në Shtutgart për të mos u lënë vendin e parë vetëm verdhezinjve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




