Kupa e Gjermanisë, spikatin dy duele të Bundesligës 1

Gjermani | 6 vite më parë

Ndeshjet më të spikatura do të vijnë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së. Të martën dhe të mërkurën rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë dy përballjet më të spikatura të çerekfinaleve të Kupës së Gjermanisë në futboll. Kjo veprimtari, që është një nga ekskluzivitetet e spikatura sportive të transmetuesit publik, ka dhuruar deri më tani spektakël dhe të papritura.

Kupa e Gjermanisë në futboll, që është një nga ekskluzivitetet e spikatura sportive të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar dhe ka dhuruar spektakël dhe të papritura, që kulmuan në mbyllje të turit të 32-shes edhe eliminimin e papritur dhe dramatik të fitueses në fuqi të këtij trofeu, Bajernit të Mynihut, luan në mesjavë 4 duelet e çerekfinaleve.

Në përballjen që çel të martën siparin e këtyre çerekfinaleve, Jahn Regensburgu i Bundesligës së dytë sfidon Verder Bremenin e Bundesligës së parë, në takimin që nis në ora 18:30, ndërsa duke nisur nga ora 20:45, vjen përballja e Bundesligës së parë, midis Borusias së Mënshengladbahut dhe Borusias së Dortmundit, që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga RTSH Sport.

Ndërkaq, të mërkurën, ekipi që eliminoi Bajernin, Holshten Kili i Bundesligës së dytë, sfidon skuadrën e vetme amatore që ka mbetur në lojë, Rot-Vajs Esenin, në duelin që nis në ora 18:30. Eseni eliminoi në turin e 16-shes Bajer Leverkusenin, ndërsa Holshten Kili mposhti rivalen e Bundesligës së dytë, Darmshtadtin. Në përballjen e fundit çerekfinale, që nis në ora 20:45 dhe do të vijë drejtpërdrejt në RTSH 3, përballen dy skuadrat e Bundesligës së parë, Lajpcigu dhe Volfsburgu.

Kupa e Gjermanisë

Turi i 16-shes:

Të martën, 2 mars 2021:

Jahn Regensburg – Verder Bremen  (18:30)

Borusia Mënshengladbah – Borusia Dortmund (20:45)

Të mërkurën, 3 mars 2021:

Rot-Vajs Esen – Holshten Kil (18:30)

Lajpcig – Volfsburg (20:45)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme