Harry Kane: Trofeu i “Topit të Artë” i takon Bayern-it, do t’ia jap klubit!

Gjermani | 56 minuta më parë

Harry Kane pasuron muzeun e klubit jo vetëm duke shënuar gola që sjellin trofe, por edhe duke i dhuruar tituj e fituar në planin personal.

Në një intervistë për “Sport Bild” bomberi anglez tha se do t’i dhuronte trofeun e fituar në Londër klubit të tij në mënyrë që të ekspozonte trofeun në muze ku mund ta shikojnë të gjithë tifozët.

“Do të bisedoj me klubin për vendin se ku mund të ekspozojmë trofeun e ‘Topit të Artë’ në ‘Bayern Museum’. Mendoj se ky trofe i takon atij vendi, sepse të gjithë tifozët duhet që ta shikojnë”, tha Kane. A.V.    


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme