Dortmund, shkarkohet Favre. Zorc: Zgjedhje e vështirë, por…

Gjermani | 6 vite më parë

Pas pesë golave të pësuar në shtëpi nga Stuttgart, Borussia Dortmund ka njoftuar shkarkimin e trajnerit, Favre. Drejtuesit e skuadrës gjermane nuk e kanë pranuar situatën e krijuar dhe menjëherë janë hedhur në veprim duke pushuar nga puna trajnerin Favre dhe skuadrën ia kanë besuar zëvendësit të tij, Edin Terzic, të paktën deri në përfundim të këtij sezoni.

Drejtori Sportiv i Dortmundit, Michael Zorc e ka arsyetuar në këtë mënyrë zgjedhjen e bërë: “Ishte shumë e vështirë për ne që të bënim një lëvizje të tillë. Sidoqoftë, në jemi të gjithë në një mendje se arritja e objektivave tona në këtë sezon është në rrezik të madh për shkak të zhvillimeve më të fundi, që duhet ta pranojmë që janë negative. Prandaj arritëm në këtë përfundim”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme