Ermal Meta: Fitues i Sanremos? Më mirë Napoli të fitojë titullin…

Gosip | 6 vite më parë

“Unë jam një tifoz i Napolit. Zemërohem shumë kur shoh ekipin kaq poshtë në renditje. Por disa skuadra janë të tilla, thjesht duhen dhe kaq”. Këngëtari, Ermal Meta ka folur për mikrofonët e Radio Kiss Kiss Napoli: “Unë do të rekomandoja De Laurentiis të mbante Gattuso por edhe të forconte pak ekipin, veçanërisht në mesfushë. Të shohësh Ibra në Napoli do të ishte e lezetshme. Por ne kemi nevojë për një mesfushë më të fortë, Napoli është një skuadër ikonike. Lavezzi dhe Cavani më kanë emocionuar”.

“Një Barrella do e shihja shumë mirë me ngjyrat e kësaj skuadre. Messi lindi, Gattuso bëhesh. Të luash në një stadium pa tifozë është më e vështirë se të këndosh pa audiencë. Më pëlqen Bari dhe Napoli, e përshëndes De Laurentiis i cili është padyshim presidenti im, unë do t’i thoja: “Mund të jepni më shumë”. Mes fitores në Festival dhe titullit për Napolin, do të zgjidhja titullin për Napolin. Do të ishte e mrekullueshme”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme