Lionel Messi i dhuron vetes super jahtin 10 milionë euro pas lamtumirës nga Argjentina

Gosip | 16 minuta më parë

Lojtari i Inter Miamit-t blen një “Sunreef Ultima 88” pas ndeshjes së fundit me fanellën e kombëtares, jaht ëndrrash dhe një investim i ri luksi.

Pasi i dha fund aventurës së lavdishme me fanellën e Argjentinës, Lionel Messi ka vendosur t’i bëjë vetes një dhuratë të çmuar. Sulmuesi 39-vjeçar ka blerë jahtin luksoz të “Sunreef”, modelin “Ultima 88”, që ka një vlerë nga 8 deri në 10 milionë euro.

Mjeti lundrues, 28 metra i gjatë, ka dy motorë prej 1000 kuajsh fuqi secili. Është një jaht tejet komfort, teknologjik dhe elegant. Ka 7 kabina të gjera, vaskë hidromasazhi, një zonë relaksi dhe garazh për motorët e ujit.

“Unë dhe familja ime kemi dashur gjithmonë ta kalojmë kohën në det. Këto jahte dallohen për stilin dhe karakteristikat që u përgjigjen në mënyrë perfekte rrethanave të mia. Mezi po pres ta provoj”, – ka thënë Messi.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme