Icardi feston divorcin, Wanda Nara nuk do të përfitojë asnjë euro nga ndarja

Mauro Icardi feston: “Ka arsye për të ngritur dolli.” Arsyet janë divorci i tij zyrtar me Wanda Narën, i finalizuar nga Gjykata e Milanos, dhe një vendim që hodhi poshtë kërkesat e paraqitura nga personazhi televiziv dhe nëna e dy vajzave të tij: nuk do të ketë as pagesë mujore divorci prej 100.000 eurosh, e as pagesë mujore prej 250.000 eurosh, pasi “të ardhurat dhe pasuritë e saj janë të mjaftueshme për ta mbajtur atë financiarisht”.
Nuk ka prova, në kundërshtim me pretendimet e Wanda Narës, se ajo e sakrifikoi karrierën e saj gjatë martesës. “Pretendimi nuk u vërtetua”; përkundrazi, “konsiderohet se fama e Narës buronte pikërisht nga martesa e saj me Icardin – i cili në atë kohë ishte lojtar dhe kapiten i Interit, e rrjedhimisht shumë i famshëm në Itali”.
Gjykatësit shqyrtuan gjithashtu aktivitetet profesionale të Wanda Narës gjatë martesës, duke arritur në përfundimin se: “Nara nuk bëri asnjë sakrificë profesionale që do të justifikonte një kompensim në këtë rast”. ”
Sot e festoj këtë vendim dhe nisjen e një kapitulli të ri”, shkroi sulmuesi në rrjetet sociale. Beteja ligjore mes ish-çiftit ka marrë fund. Megjithatë, beteja në rrjetet sociale pritet të vazhdojë…
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



