“Nuk më besohet, si kalon koha…”

Gosip | 6 vite më parë

Cristiano Ronaldo, ylli i Juventusit dhe Portugalisë, ka një ditë të shënuar sot. Nuk është fjala vetëm se mund të fitojë për herë të parë Kupën e Italisë, ta dërgojë në 31 numrin e trofeve në karrierë, por për diçka tjetër më shpirtërore dhe personale. Pasardhësi i tij i parë, Cristiano Jr., feston këtë të mërkurë 10-vjetorin e lindjes. Ai po përpiqet të ndjekë gjurmët e të atit në futboll, por sa i madh do të bëhet, kjo mbetet për t’u parë.

Mentorin dhe modelin e ka në shtëpi, ndaj asgjë nuk do t’i mungojë. CR7, përmes rrjeteve sociale, i ka bërë një urim të ngrohtë të birit, me rastin e ditëlindjes. Me siguri, ky urim është shkruar nga Roma, ku Juventusi është grumbulluar për finalen e Kupës së Italisë ndaj Napolit, e cila do të luhet sonte në “Olimpico”: “Nuk më besohet që djali im është 10 vjeç! Si ka kaluar koha… Gjithmonë ke qenë krenar për babain, që të do aq shumë. Gëzuar ditëlindjen, qenush! Të dua shumë!”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme