Zbulohet e dashura e re e Nojer, la gruan për një adoleshente

Manuel Nojer më në fund del hapur. Portieri i Bajern Mynih dhe i përfaqësueses gjermane, vetëm 4 muaj pasi zyrtarizoi divorcin me gruan e tij, Nina, rezulton se është i lidhur me një tjetër bjonde. Ajo që ka çuditur mediat gjermane është se 34-vjeçari ka zgjedhur që partnerja e tij e re të jetë adoleshentja 19-vjeçare Anika, e cila i ngjan tmerrësisht shumë ish-bashkëshortes së tij. Studentja e Akademisë së Modës jo vetëm i ka rrëmbyer zemrën Nojer, por edhe është bërë pjesë e jetës së tij, pasi të dy jetojnë tashmë bashkë në vilën e tij luksoze pranë liqenit Tegernse. Çështja duket serioze, aq sa ai ia ka prezantuar Anikan edhe mamasë së tij, Marita. Ashtu si ish-gruaja e Nojer, Nina, Anika ka passion për kuajt por sidomos për hendbollin, pasi është lojtare në Bundesligën 2. Çifti stërvitet bashkë në oborrin e vilës, ku Nojer ka instaluar porta për të dy sportet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




