Kategoria e Tretë ul siparin, Basania dhe Memaliaj shpallen fituese

Basania dhe Memaliaj janë skuadrat fituese të grupeve A dhe B në kategorinë e tretë. Pas 14 javësh garë, këtë të diel ka ulur siparin kampionati i kategorisë së tretë, ku janë vendosur edhe fatet e skuadrave që garuan në këtë edicion futbollistik në këtë kategori.
Në grupin A, gara ishte mjaft e fortë, teksa vetëm pas ndeshjeve të ditës së luajtur ditën e sotme është përcaktuar edhe skuadra fituese e këtij edicioni, që është Basania dhe që do të ngjitet në Kategorinë e dytë vitin e ardhshëm. Basania ka grumbulluar 30 pikë në total gjatë këtij edicioni, po aq sa Eagles Football, por për shkak se ka fituar ndeshjen direkte, siguroi vendin e parë në grup.
Memaliaj është shpallur fituese në grupin B dhe është ngjitur automatikisht në kategorinë e dytë të kampionatit shqiptar për sezonin e ardhshëm futbollistik.
Memaliaj dhe Basania do të përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje finale, ku do të përcaktohet edhe skuadra kampione e Kategorisë së tretë për edicionin 2023-2024.
Sakaq, Eagle Football në grupin A dhe Albpetrol në grupin B do të përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje teke dhe skuadra fituese do të përballet në play-off me humbësin e sfidës play-out mes Maliqit dhe Albanëve të Kategorisë së Dytë. Ekipi fitues do të ngjitet/qëndrojë në Kategorinë e dytë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




