Kategoria e Dytë, tension e dhunë

Kategoria e dytë, edhe pse këtë javë ka patur ndeshje të rëndësishme, përsëri është gjunjëzuar nga dhuna ndaj kundërshtarëve dhe për më tepër gjyqtarëve. Ndeshja kryesore e grupit B, Elbasani – Pogradeci, e zhvilluar të dielën në “Elbasan Arena” është përshkruar nga skena tensioni e dhune, që sollën dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta. Ka ndodhur që në fillim, ndërsa gjyqtari i ndeshjes, Olsion Yzeiraj, ka dhënë penallti për vendësi. Miqtë e kanë rrethuar arbitrin dhe e kanë shtyrë deri tek rrethi i mesit të fushës, atje ku është kërkuar ndërhyrja e forcave të sigurisë për të qetësuar situatën. Dy kartonë të kuq për miqtë, ndërsa pas 8 minutash ndërprerje loja ka rinisur me penalltinë e kthyer në gol nga Gava. Edhe pse me nëntë futbollistë, Pogradeci ka barazuar në fillimin e pjesës së dytë me Shkullakun, kurse rezultati i barabartë 1-1 në fund ka shtuar dhe tensionin mes të dy skuadrave, që e kanë detyruar Yzeiraj të nxjerrë dhe pesë herë të tjera kartonin e kuq. 31 pikë për secilën skuadër me Pogradecin në krye të grupit B, ndërsa dhuna ndaj gjyqtari Andi Luxhi në Gramsh ka ndërprerë ndeshjes mes skuadrës vendëse dhe Valbonës.
Nuk janë ngjarjet e para të dhunshme, ndërsa Kategoria e Dytë, për shkak të këtyre problemeve është gjithnjë e pranishme në Komisionin e Disiplinës. E kjo nuk është aspak normale në kushtet kur jemi në mesin e kampionatit e fundi i kampionatit shton gjithnjë e më shumë problemet, sidomos për ata skuadra që kërkojnë ngjitjen në Kategorinë e Parë, apo që kërkojnë të mbijetojnë tek inferiorët…
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




