Elbasani dhe Bylisi vazhdojnë betejën

Futboll Vendi | 3 vite më parë

Dy sfidat e fundit të Kategorisë së Parë, që u luajtën të hënën, kanë vënë përballë njëra-tjetrës skuadrat që mbajnë 4 vendet e para të renditjes, teksa Bylisi prit në Ballsh Flamurtarin, ndërsa Vora vizitoi Elbasanin për t’u përballur me skuadrën vendase. Në sfidën e luajtur pasdite në Stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, ishin vlonjatët që kaluan të parët në epërsi me një gol të Bathës dhe dukej sikur e kishin situatën nën kontroll, deri sa portieri Teqja bën një gabim fatal dhe ndëshkohet me karton të kuq.

Nuk do të vononte shumë dhe Bylisi do të gjente barazpeshën e përkohshme me Ruçin, në të 27-tën, por 3 minuta më vonë, edhe pse me 10 lojtarë, Flamurtari të shënonte sërish, me anë të  duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi. Në të dytën vendasit hyjnë të më të motivuar në fushën e lojës, duke shënuar 3 herë në portën e Oliveirës, me anë të Abubakarit në të 48-ën, Akibun, 4 minuta më pas dhe Kibes, 14 minuta para fundit të kohës së rregullt dhe kështu përmbysën rezultatin, duke e mbyllur ndeshjen me shifrat 4-2.

Me këtë rezultat, Bylisi u ngjit në kuotën e 60 pikëve dhe mori përkohësisht vendin e parë në renditje, duke pritur duelin e AF Elbasanit, që në mbrëmje u përball me Vorën. Verdheblutë nuk e kanë vënë në dyshim fitoren, teksa ishte një ndeshje e mbizotëruar nga vendasit, të cilët arritën të shënonin që në nisje, që në minutën e parë të takimit me anë të Lleshit, dhe më me këtë epërsi do të mbyllen 45 minutat e para.

Më pas do të ishte Greca ai që do të dyfishonte gjithçka në të 72-ën minutë. Me këtë fitore AF Elbasani rimori kreun e renditjes me 73 pikë, 3 më shumë se Bylisi i vendit të dytë.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme