Korabi, fitore me pesë gola

Korabi ka arritur të triumfojë me rezultatin 5-1 në ndeshjen e javës së 30-të të Kategorisë së Parë, atë përballë Luzit. Një ndeshje që ishte parashikuar të luhej më 21 prill, por që u shty për shkak të kushteve atmosferike.
Dibranët shënuan me Kasalla(dopietë, 30’ dhe 69’), Çema 34’, Marku 47’ dhe Reçi 90’. Për Luzin goli i vetëm u shënua nga Treni 45’ me 11-metërsh. Korabi, me këtë fitore ngjitet në kuotën e 43 pikëve, vendi i 6-të. Luzi mbetet në vendin e parafundit me 27 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




