Kapllani ndëshkon Bylisin, Kastrioti merr një fitore të çmuar

Është luajtur ditën e sotme sfida e prapambetur e javës së 17-të të Kategorisë së Parë mes Kastriotit dhe Bylisit. Krutanët kanë arritur të mposhtin me rezultatin 2-1 kryesuesit e kampionatit në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, duke siguruar tre pikë të arta në luftën për mbijetesë.
Gjithçka ndodh në pjesën e dytë. Kapllani është heroi i Kastriotit në këtë sfidë, duke shënuar 2 gola në këtë sukses të rëndësishëm. Bylisi shkurton diferencat me Lajthinë, por nuk arrin që të evitojë dot humbjen.
Pas këtij takimi, Kastrioti ngjitet në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Bylisi pavarësisht humbjes, mbetet në vendin e parë në renditje në kuotën e 51 pikëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




