Apolonia befasohet nga Tomori, fitojnë Korabi e Lushnja

Futboll Vendi | 3 vite më parë

Janë luajtur tri ndeshje të javës së 18-të Kategorisë së Parë, ku sigurisht që nuk kanë munguar surprizat. Bie në sy fitorja e Tomorit, 2-1 përballë Apolonisë, e arritur në frymën e fundit.  Tri pikë të rëndësishme për skuadrën beratase, që kërkon ti largohet fundit të tabelës. Një ndalesë e papritur për skuadrën fierake.

Fitore e rëndësishme e Lushnjës, 2-1 në transfertë me Luzin. Për lushnjarët tashmë nuk është një ëndërr një vend në gjashtëshen e parë, kur vendi i 6-të është vetëm 4 pikë larg. E megjithatë, skuadra e vendit të gjashtë, Korabi ka arritur të marrë një fitore 3-2 përballë Kastriotit duke ruajtur kështu hapin e rivalëve.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme