Bylisi dhe AF Elbasani nuk gabojnë, Flamurtari ndalet në shtëpi

Sapo kanë përfunduar 3 takime të Kategorisë së Parë, që mbyllën javën e 18-të të këtij kompeticioni. Bylisi ka fituar me rezultatin 2-0 supersfidën e kasaj jave në Kategorinë e Parë, duke mposhtur rivalët e Vorës në “Adush Muça”. Felipe Soza në pjesën e parë dhe Lajthia në minutat e fundit të pjesës së dytë kanë vulosur këtë fitore të mallakastriotëve.
Pas këtij suksesi Bylisi ngjitet në kuotën e 42 pikëve në klasifikim dhe ndan vendin e parë me Elbasanin, që gjithashtu ka fituar ndeshjen respektive. Një gol i Karakaçit në pjesën e dytë i ka dhënë tre pikë shumë të çmuara skuadrës së Nevil Dedes në transfertën e Burrelit.
Zhgënjen Flamurtari, që nuk arrin të marrë më shumë se një pikë përballë Besës në shtëpi. Nuk ka fitues dhe gola në këtë sfidë, por vlonjatët shohin që tu largohen rivalët që synojnë ngjitjen direkte në elitë.
Kategoria e Parë – Java e 18-të
Bylis-Vora 2-0
Burreli-AF Elbasani 0-1
Flamurtari-Besa 0-0
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




