Kategoria e Parë, goditet gjyqtari në Berat

Edhe njëherë dhunë në futbollin shqiptar dhe pikërisht në Kategorinë e Parë në ndeshjen mes Tomorit dhe Vorës, e vlefshme për javën e 16-të. Një karton i kuq i dhënë që në fillimin e ndeshjes(në minutën e 14-të) ka sjellë dhe acarimin e situatës, me lojtarët e Tomorit që kanë nisur protestat ndaj gjyqtarit Sokol Bebja. Për ta bërë situatën akoma më dramatike ka menduar një person i ardhur nga pankina, i është drejtuar gjyqtarit me gjuhën e dhunës duke e goditur.
Në këtë situatë nuk ka munguar dhe një karton tjetër i kuq për skuadrën e Tomorit, e cila ka mbetur me 9 lojtarë. Më pas situata është qetësuar dhe ndeshja ka vazhduar normalisht për tu mbyllur në fund me fitoren 1-0 të skuadrës së Vorës, me golin e shënuar nga Raboshta me penallti në minutën e 45-të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




