Flamurtari, pazar në Superiore

Pas 5 sezoneve dhe 1 titulli të fituar por pothuajse asnjëherë titullar në radhët e Partizanit e me ndalesën Bylis sezonin e fundit, portieri Aldo Teqja nis një aventurë të re në Vlorë me skuadrën e Flamurtarit. Kur mendohej se 28-vjeçari mund të përfundonte në Shkodër ku kërkojnë gjithashtu një portier, klubi bregdetar prezantoi gardianin e ri.
Teqja që e ka nisur karrierën te Anorthosis, u aktivizua për tre sezone te Skënderbeu dhe më pas mbërriti në kryeqytet, siguron kështu një vend titullari në skuadrën kuqezi që këtë merkato ka bërë revolucionin e radhës duke larguar pothuajse gjithë skuadrën e sezonit të kaluar, për të rinisur gjithçka nga e para.
Një tjetër lojtar i importuar nga Superioreja për të cilin kanë pasur të gjithë pritshmëri të mëdha, Flamurtari e ka transferuar nga Tirana një javë më parë. Elvi Berisha u bashkua me vlonjatët ashtu si edhe mbrojtësi i Kukësit, Antonio Ilieski.
Sulmi është fuqizuar gjithashtu edhe me mbërritjen e shkodranit Silvio Zogaj që sezonin e fundit u aktivizua në radhët e Kastriotit, ndërsa trajner i skuadrës vlonjate do të jetë beratasi Emiljano Çela i cili ka lënë gjurmë në Superiore në stolin e Kastriotit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




