AF Elbasani zyrtarizon një tjetër lojtar

Kategoria e Parë | 3 vite më parë

Një ditë pas lajmërimit të Albi Xhebrahimit, AF Elbasani njoftoi firmën me një tjetër futbollist. Vetë klubi në fjalë bëri me dije afrimin e Miklovan Peres.

32-vjeçari, i cili sezonin e fundit luajti për Struga Trim & Lum në Maqedoninë e Veriut, është një lojtar me eksperiencë pasi vjen si kampion në fuqi i kampionatit në vendin fqinj. Ai e njeh mirë futbollin shqiptar, pasi më parë ka luajtur dhe për skuadra si Turbina, Pogradeci dhe Dinamo.

Pas caktimit të trajnerit të ri, Nevil Dede, klubi i AF Elbasanit ka bërë një sërë godishje në merkato ku përveç dt të lartpërmendurve ka sguruar edhe firmën me lojtarë si Rei Zaimi, Kledis Hida, Eraldo Dede dhe Spartak Ajazi.

AF Elbasani sapo u ngjit në Kategorinë e Parë, nisi nga puna për të krijuar skuadrën që nuk do të jetë thjeshtë vizitore në këtë nivel. Drejtuesit duan rikthimin sa më shpejtë në elitë dhe po përgatiten të rrealizojnë diçka të tillë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme