Komisioni i Apelit, nuk ka falje për Tërbunin

Futboll Vendi | 4 vite më parë

Nuk ka patur sukses përpjekja e Tërbunit për të përmbysur vendimin e Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit lidhur me përjashtimin e skuadrës pukjane nga ky sezon i Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Në mbledhjen e tij të datës 5 prill 2023, Komisioni i Disiplinës ishte treguar i ashpër me Tërbunin e Pukës, të cilën, pas ngjareve që ka ndodhur në ndeshjen e fundit me Turbinën në stadiumin “Ismail Xhemali”, e ka përjashtuar nga kampionati. Shkak ka qenë episodi kur, në momentin e anullimit të golit të dytë të Tërbunit, për pozicion jashtë loje, është goditur gjyqtari anësor, Xhuljo Mani, ndërsa më pas gjyqtari kryesor, Albano Stolaj, nuk e ka vijuar ndeshjen.

Për rrjedhojë për mospërmbushje të përgjegjësive në organizimin e ndeshjes, kjo në mënyrë të përsëritur, ndërsa nuk është garantuar siguria e zyrtarëve të takimit, Tërbuni e ka humbur ndeshjen 3-0, si dhe është gjobitur me 300.000 lekë të rinj, Jo vetëm kaq, por është përjashtuar nga kampionati, ndërsa bëhet skuadra e parë nga katër që rrëzohen nga Kategoria e Parë në të Dytën.

Dhe kërkesa që klubi pukjan ka bërë më 18 prill 2023 pranë Komisionit të Apelit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka qenë e pasuksesshme, pasi në mbledhjen e tij të së mërkurës, ky Komision ka kënë në fuqi vendimin e Disiplinës dhe tashmë e vetmja alternativë për Tërbunin është apeli pranë Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Lozanës. Megjithatë, kjo nënkupton se Tërbuni e ka mbyllur këtë sezon në Kategorinë e Parë dhe do ta provojë fatin një kategori më poshtë sezonin e ardhshëm.

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme