Kategoria e Parë, java e tretë e shtrirë në tre ditë

Futboll Vendi | 4 vite më parë

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan përgjatë 3 ditëve të ardhshme 7 sfidat e javës së 3-të të saj, duke ofruar një numër përballjesh interesante. Një prej takimeve të spikatura është ai midis Lushnjës dhe Besëlidhjes dhe kjo është edhe sfida që do të vijë drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 16:00. Ndërkohë që lezhjanët vijnë në këtë duel të javës së 3-të pas një fitoreje dhe një barazimi në dy ndeshjet e para, myzeqarët vijnë pas një humbjeje të pësuar në ndeshjen e vetme të luajtur deri më tani teksa ndeshja e tyre në javën e parë ishte shtyrë për shkak të problemeve me fushën e stadiumit.

Ndërkaq, përveç kësaj ndeshjeje, të shtunën luhen edhe 3 takimet të tjera, që nisin në ora 15:00 dhe Korabi pret Luzin 2008, Flamurtari viziton Cërrikun për t’u ndeshur me Turbinën, ndërsa Tomori është mysafir në Pukë, për t’u ndeshur me Tërbunin. Ndërkaq, të dielën luhen dy takime të tjera, edhe ato duke nisur nga ora 15:00, dhe Dinamo pret Burrelin, ndërsa Oriku pret Skënderbeun.

Java e 3-të e Kategorisë së Parë mbyllet të hënën, me takimin midis Besës dhe Apolonisë, që gjithashtu luhet duke nisur nga ora 15:00. Apolonia, Dinamo, Luzi 2008, Besëlidhja dhe Tomori ndajnë kreun e renditjes pas dy javëve të para, me nga 4 pikë secila.

Kategoria e Parë

Java e 3-të

17/09/2022       

15:00         Korabi – Luzi 2008

15:00         Turbina Cërrik – Flamurtari

15:00         Tërbuni Pukë – Tomori

16:00         Lushnja – Besëlidhja

18/09/2022

15:00         Dinamo – Burreli

15:00         Oriku – Skënderbeu

19/09/2022

15:00         Besa Kavajë – Apolonia Fier

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme