Kategoria e Parë: Egnatia nuk ndalet, Tomori e ndjek

Futboll Vendi | 6 vite më parë

Janë luajtur sot dy ndeshje të Kategorisë së Parë në Grupin B, faza Play Off. Egnatia nuk ndalet edhe në këtë javë, pavarësisht provës së vështirë në një fushë si ajo e Pogradecit. Gjithçka është vendosur në fundin e takimit, pikërisht në minutën e 86-të nga një gol i Santos.

Tri pikë të arta për të besuarit e trajnerit Magani, të cilët e shikojnë objektivin Superiore gjithnjë e më afër. 40 pikë në total për rogozhinasit, ndërsa në këtë fazë play off kanë arritur të fitojnë në të trija sfidat e luajtura.

Edhe Tomori, një tjetër pretendent për Superiore, ka arritur të fitojë në këtë javë duke mundur  Besën me rezultatin 3-1. Pas një pjese të parë pa gola, është Pepa që ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 53-të. Por vetëm katër minuta më vonë kavajasit kanë arritur të barazojnë me anë të Lilës. Në dhjetë minutat e fundit, Oshafi 81’ dhe përsëri Pepa 89’ kanë kompletuar fitoren e beratasve, që janë ngjitur në kuotën e 33 pikëve.

KATEGORIA E PARË

Rezultatet(PlayOff)

TOMORI-BESA 3-1

Golat: Pepa  53’, 89’, Oshafi 81’.Lila 57’

POGRADECI-EGNATIA 0-1

Golat: Santos 86’


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme