Kategoria e parë luan “aktin” e 7-të. Flamurtari – Lushnja në

Futboll Vendi | 6 vite më parë

Kategoria e parë luan sot javën e 7-të. Përballje interesante ka në të dy grupet, por Flamurtari – Lushnja duket si një duel për Superiore. Pikërisht këtë ndeshje do të transmetoj RTSH Sport duke filluar nga ora 13:25. Vlonjatët vijnë nga dy fitore resht në kampionat, ndërkohë që Lushnja vjen nga një humbje zhgënjyese në shtëpinë e vet nga Pogradeci. Grupi B ka edhe një “derbi” sot sepse Egnatia udhëton për në Luz, ku i pret Besa. Në fakt një përballje e tillë do meritonte stadiumin e Kavajës, por ende ai ndodhet në një gjendje të mjerueshme. Egnatia kryson grupin B në kuotën e 11 pikëve dhe Besa është ekipi që e ndjek me 9 pikë.

Grupi A është ndarë në dy ditë duke qënë se Partizani B dhe Dinamo luajtën ditën e enjte, FSHF ka vendosur që dy skuadrat ti luajnë ndeshjet e tyre, të hënën. Sot, Burreli kryesues luan në transfertë nda Erzenit, në një ndeshje ku te besuarit e Samuel Nikajt do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Në këtë grup luhet gjithashtu edhe sfida mes Veleçikut dhe Vorës.

 

GRUPI A

Ora 13:30

Erzeni-Burreli

Veleçiku-Vora

Të hënën

Oriku – Partizani

Dinamo – Besëlidhja RTSH Sport

GRUPI B

Ora 13:30

Flamurtari-Lushnja RTSH Sport

Turbina-Elbasani

Besa-Egnatia


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme