Kthehet derbi i kryeqytetit në RTSH Sport

Futboll Vendi | 6 vite më parë

Kategoria e parë luan ndeshjet e javë së 6-të këtë mesjavë dhe dy prej këtyre ndeshjeve do të transmetohen edhe në RTSH Sport.

Ditën e mërkurën në 13.30 luhet shumica e ndeshjeve në grupet A dhe B dhe në RTSH Sport do të vij përballja Lushnja – Pogradeci. Dy prej ekipeve që i kanë dhënë tonin grupit B sezonet e fundit, përballen në “Roza Haxhiu”, ku miqtë janë më të karikuar për të marë fitoren e dytë resht, pas një nisje shumë të keqe që i kanë bërë sezonit.

Dita e mërkurë do të ketë edhe përballje të tjera të forta, sidomos ajo në Grupin A mes Burrelit dhe Korabit.

Ndërkohë që ditën e enjte në orën 13.30 rikthehet një derbi kryeqytetas. Partizani B do të presë Dinamon në Pezë Helmës, në një ndeshje që pritet të jetë e fortë. Blutë e kryeqytetit janë në rrugën e duhur deri tani dhe ndodhen në vendin e dytë pas Korabit, por me një ndeshje më pak. Nga ana tjetër Partizani B, drejtuar nga Dritan Mehmeti ndodhet në vendin e 7-të në kuotën e 4 pikëve dhe vetëm javën e kaluar ka arritur fitoren e parë.            


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme