Egnatia fiton të parën, dy kartona të kuq për Vllazninë

Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, është rikthyer të mërkurën në fushat e blerta, me takimet e para të gjysmëfinaleve, aty ku kanë fituar ekipet vendase. Egnatia ka mposhtur në Rrogozhinë Vllazninë me një gol të vetëm. Në Stadiumin “Egnatia Arena”, skuadra vendase e ka gjetur rrugën e rrjetës pas një gjysmëore lojë, kur Fernando merr një top të mirë jashtë zonës dhe me të djathtën lëshon predhën drejt portës së Vllaznisë dhe braziliani mposht portierin Qarri, duke përshëndetur rrjetën.
Përveçse në disavantazh të një goli, Vllaznia e mbylli pjesën e parë edhe në inferioritet numerik, pasi Stojanoviç ndëshkohet me karton të kuq, pas ndërhyrjes së Sistemit të Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR). Detyra e shkodranëve vështirësohet edhe më në 10 minutat e fundit, pasi edhe Hakaj del nga loja me karton të kuq dhe Egnatia e fiton kështu sfidën e parë me një gol të vetëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




