Kupa e Shqipërisë për moshat, ja kur luhen ndeshjet e fazës gjysmëfinale

Futboll Vendi | 3 vite më parë

Më datë 20 dhe 21 janar do të luhen ndeshjet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19. Në këtë fazë do të vihen përballë skuadrat që kaluan me sukses turin çerekfinal. Të gjitha ndeshjet do të luhen me vetëm një takim dhe në një fushë asnjëanëse (Kamëz).

Përsa i përket grupmoshës U-17 dy përballjet gjysmëfinale janë, Skënderbeu – Tirana dhe Teuta – Partizani.

Sfida e parë do të jetë Skënderbeu – Tirana që do të luhet të shtunën më datë 20, në orën 10:00. Ndërsa ndeshja Teuta – Partizani do të zhvillohet të dielën më datë 21, në orën 10:00.

Në fazën gjysmëfinale për grupmoshën U-17 do të përballen këto skuadra:

Skënderbeu – Tirana                            20 janar, ora 10:00 Kamëz

Teuta – Partizani                                   21 janar, ora 10:00 Kamëz

Përsa i përket grupmoshës U-19 dy përballjet gjysmëfinale janë, Skënderbeu – Partizani dhe Bylis – Laçi.

Ndeshja Skënderbeu – Partizani do të luhet të shtunën më datë 20, në orën 13:00. Ndërsa sfida Bylis – Laçi do të zhvillohet të dielën më datë 21, në orën 13:00.

Në fazën gjysmëfinale për grupmoshën U-19 do të përballen këto skuadra:

                                                      Skënderbeu – Partizani                           20 janar, ora 13:00 Kamëz

Bylis – Laçi                                                  21 janar, ora 13:00 Kamëz         


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme