Kupa e Shqipërisë, Tirana hipotekon kualifikimin përballë Kastriotit

Kupa e Shqipërisë | 4 vite më parë

Tirana ka lënë pas zhgënjimin e “Abissnet Superiores”, ku u mund nga Teuta në “Air Albania”, duke bërë një ndeshje të mirë në duelin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Formacioni i Orges Shehit fitoi 4-1 në transfertën e Krujës përballë Kastriotit duke bërë një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.

Tension – Formacioni i zgjedhur nga Orges Shehi ka fituar bindshëm ndaj krutanëve edhe pse në pjesën e parë të takimit nuk kapitalizoi rastet e krijaura. Fraksioni i parë nisi mes tensionit pasi në të 7’ Karakaci dhe Patrick ishin protagonist të një dyluftimi aspak sportiv. Gjyqtari vendosi të mos penalizonte skuadrat duke i lënë të dy lojtarët në fushë.

Golat – Sa i përket golave të pestë erdhën në pjesën e dytë. Patrick kaloi në avantazh të dyfishtë mitë. Më tej Kastrioti ngushtoi diferencën me Selmanin, por gëzimi i krutanëve zgjati fare pak pasi bardheblutë realizuan sërish. Për të vulosur shifrat e fitores mendoi Nikqi, i cili shënoi golin e katërt për Tiranën.

Grupi A

Kastrioti-Tirana     1-4

Vllaznia-Partizani   Nesër

Grupi B

Laçi-Egnatia         0-0

Teuta-Kukësi         Nesër


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme