Kupa e Shqipërisë: një finale në lojë, e parë përmes statistikave

Futboll Vendi | 6 vite më parë

Katër skuadra bëhen gati të sfidohen për një vend në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe nuk kanë kohë të rikuperojnë. Janë vetëm 90 minuta për tu luajtur me intensitet të lartë dhe me fushën e tyre, Vllaznia e Teuta kanë një llojë favori. Madje, po të shikosh dhe statistikat, flasin në favor të dy skuadrave, përkundër faktit se Vllaznia e Teuta janë favorite potenciale për ti shkuar deri në fund trofeut, me gjithë respektin për dy gjysmëfinalistet e tjera, Skënderbeun e Laçin.

Korçarët do të ndeshen me Teutën, një kundërshtar që në 49 ndeshje e ka mundur 20 herë, me 14 ndeshje të mbyllura në barazim. Skuadra e Memellit ka në anën e saj edhe golavarazhin, 57-49. Por çështja është se nuk njohin fitore ndaj bregdetarëve që nga 22 shkurti i vitit 2020, 3-2 në Korçë. E kanë të freskët suksesin blutë, 2-0 në 12 shkurt, ndërsa në Kupë nuk përplasen që nga 2018, me kualifikimin e korçarëve me rezultatin e përgjithshëm 5-0.

Është shumë më e paparashikueshme përballja në “Loro Boriçi”, mes Vllaznisë dhe Laçit, vetëm katër ditë pas 0-0 në kampionat, por të luajtur në fushën e kurbinasve. Në 36 ndeshje mes tyre, fitorja ka buzëqeshur për skuadrën e Duros në 21 raste, vetëm tre janë ndarë në barazim. Kështu që shkodranët jo vetëm kanë fitore më pak, 12, por dhe rrjetën e kanë tundur 17 herë më pak, 47-30 për kurbinasit.

Laçi i Shpëtim Duros e ka bërë goditjen në “Loro Boriçi” herën e fundit që ka zbritur në këtë stadium, duke u imponuar 1-2 në kampionat, më 5 shkurt, ndërsa fitorja e fundit kuqeblu kthehet pas gati dy vite, me suksesin 1-0 në 24 gusht 2019, histori që trajneri Brdariç shpreson ta përjetojë edhe njëherë tani në Kupë, në 90 minutat që të dhurojnë finalen.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme