Martin fiton Sprintin, Bagnaia vetëm i pesti

Moto GP | 3 vite më parë

Gara Sprint e Çmimit të Madh të Katarit, raundi i parafundit i Kampionatit Botëror MotoGP, pa Jorge Martin të fitojë dhe të çojë në shtëpi suksesin e tij të tetë në këtë specialitet. Një sukses i cili, i kombinuar me vendin e pestë të Francesco Bagnaia, i lejon spanjollit të ngushtojë diferencën në vetëm shtatë pikë nga rivali i tij në garën për titull. Një vend i dytë i shkëlqyer për Fabio Di Giannantonio, i cili i krijoi vështirësi Martin-it deri në fund. I treti ishte Luca Marini, i cili edhe pse u nis nga pole position, nuk arriti të ruante epërsinë e garës. Vendi i gjashtë për Maverick Vinales që i paraprin Brad Binder dhe Fabio Quartararo. Vendi i dhjetë për Johaan Zarco pas Augusto Fernandez.

GARA:

  1. Jorge Martin (Ducati)
  2. Fabio di Giannantonio (Ducati)
  3. Luca Marini (Ducati)
  4. Alex Marquez (Ducati)
  5. Francesco Bagnaia (Ducati)
  6. Maverick Vinales (Aprilia)
  7. Brad Binder (KTM)
  8. Fabio Quartararo (Yamaha)
  9. Augusto Fernandez (KTM) 
  10. Johann Zarco (Ducati
  11. Marc Marquez (Honda)
  12. Jack Miller (KTM)
  13. Marco Bezzecchi (Ducati)
  14. Raul Fernandez (Aprilia)
  15. Franco Morbidelli (Yamaha)
  16. Paul Espargaro (KTM)
  17. Iker Lecuona (Honda)
  18. Takaaki Nakagami (Honda)
  19. Johan Mir (Honda)
  20. Enea Bastianini (Ducati)

OUT 

  1.  Aleix Espargaro (Aprilia)
  2. Miguel Oliveira (Aprilia)

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme