Martin fiton Sprintin, në podium edhe Binder e Marini

Moto GP | 3 vite më parë

Jorge Martin fiton Sprintin e Çmimit të Madh të Tajlandës, i vlefshëm për fazën e shtatëmbëdhjetë të sezonit MotoGP. Performancë e jashtëzakonshme nga piloti spanjoll, i cili e nisi nga pole dhe ruajti vendin e parë, duke menaxhuar një avantazh të fituar në xhirot e para ku shtyu fort. Pas pilotit të Ducati Pramac, Brad Binder dhe Luca Marini kompletojnë podiumin në fund të një “lufte” të madhe.

Vetëm vendi i shtatë për Francesco Bagnaia, i cili, duke filluar nga vendi i gjashtë, luftoi në hapat e parë dhe u detyrua të rikthehej nga vendi i nëntë, duke u ndalur pas Marco Bezzecchi-t: Martin kështu kaloi në -18 pas pilotit torinez në renditje.

GARA SPRINT

  1. Jorge Martin (Ducati)
  2. Brad Binder (KTM)
  3. Luca Marini (Ducati)
  4. Marc Marquez (Honda)
  5. Aleix Espargaro (Aprilia)
  6. Marco Bezzecchi (Ducati)
  7. Francesco Bagnaia (Ducati)
  8. Alex Marquez (Ducati)
  9. Johann Zarco (Ducati)
  10. Jack Miller (KTM)
  11. Fabio Quartararo (Yamaha)
  12. Joan Mir (Honda)
  13. Enea Bastianini (Ducati)
  14. Raul Fernandez (Aprilia)
  15. Franco Morbidelli (Yamaha)
  16. Pol Espargaro (KTM)
  17. Miguel Oliveira (Aprilia)
  18. Maverick Vinales (Aprilia)
  19. Takaaki Nakagami (Honda)

OUT
Fabio Di Giannantonio (Ducati)
Augusto Fernandez (KTM)

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme