Moto GP, rikthehet Marquez, pole në Portimao

Moto GP | 4 vite më parë

Poli i parë i vitit në MotoGP i shkon një super Marc Marquez me rekordin e ri të pistës të Portimaos ku rregjistroi kohën 1:37.226 (me një shpejtësi mesatare prej 170 km/h).

Piloti i Honda-s i parapriu Ducati-t të Pecco Bagnaia dhe Jorge Martin. Kohën e katërt më të shpejtë e dhuroi Oliveira (Aprilia RNF), i cili parapriu Miller dhe Bastianini.

Sot në orën 16:00 nis gara e parë historike sprint.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme