Quartararo feston si Cristiano Ronaldo për fitoren në MotoGP

Moto GP | 6 vite më parë

Të fitojë si Ronaldo? Sigurisht, edhe të festojë. Piloti zyrtar i Yamaha, Fabio Quartararo festoi suksesin e tij të dytë në këtë sezon, në pistën Portimao në GP Portugez, duke ia kushtuar kënaqësinë mikut të tij dhe kampionit të Juve, Cristiano Ronaldo.

Piloti francez, gjatë xhiros së kthimit, në fund të GP, la M1-në e tij në duart e komisarëve të garës, për të performuar me të famshmin “Siuu” të asit portugez, të kompletuar me një piruetë me krahët e shtrirë.

Me sa duket ekziston një miqësi e bukur mes të dyve dhe kështu, për të përshëndetur më së miri vendin e parë në Kampionatin Botëror MotoGP, Quartararo ka vendosur të kopjojë ekzaltimin. Nuk është e re, megjithatë, i ka këto “dedikime” për botën e futbollit: në të kaluarën “el Dibalo” gjithashtu gëzohej si sulmuesi  dhe bashkatdhetari, Kylian Mbappé, ylli i PSG, duke kryqëzuar krahët në motorr.

Pos. Points Num. Rider Nation Team Bike Km/h Time/Gap
1 25 20 Fabio QUARTARARO FRA Monster Energy Yamaha MotoGP Yamaha 164.8 41’46.412
2 20 63 Francesco BAGNAIA ITA Ducati Lenovo Team Ducati 164.5 +4.809
3 16 36 Joan MIR SPA Team SUZUKI ECSTAR Suzuki 164.5 +4.948
4 13 21 Franco MORBIDELLI ITA Petronas Yamaha SRT Yamaha 164.5 +5.127
5 11 33 Brad BINDER RSA Red Bull KTM Factory Racing KTM 164.4 +6.668
6 10 41 Aleix ESPARGARO SPA Aprilia Racing Team Gresini Aprilia 164.3 +8.885
7 9 93 Marc MARQUEZ SPA Repsol Honda Team Honda 164.0 +13.208
8 8 73 Alex MARQUEZ SPA LCR Honda CASTROL Honda 163.7 +17.992
9 7 23 Enea BASTIANINI ITA Avintia Esponsorama Ducati 163.4 +22.369
10 6 30 Takaaki NAKAGAMI JPN LCR Honda IDEMITSU Honda 163.3 +23.676
11 5 12 Maverick VIÑALES SPA Monster Energy Yamaha MotoGP Yamaha 163.3 +23.761
12 4 10 Luca MARINI ITA SKY VR46 Avintia Ducati 162.9 +29.660
13 3 9 Danilo PETRUCCI ITA Tech 3 KTM Factory Racing KTM 162.9 +29.836
14 2 32 Lorenzo SAVADORI ITA Aprilia Racing Team Gresini Aprilia 162.3 +38.941
15 1 27 Iker LECUONA SPA Tech 3 KTM Factory Racing KTM 161.6 +50.642
16   88 Miguel OLIVEIRA POR Red Bull KTM Factory Racing KTM 157.2 1 Lap
Not Classified
    5 Johann ZARCO FRA Pramac Racing Ducati 164.5 6 Laps
    42 Alex RINS SPA Team SUZUKI ECSTAR Suzuki 164.8 7 Laps
    46 Valentino ROSSI ITA Petronas Yamaha SRT Yamaha 163.1 11 Laps
    43 Jack MILLER AUS Ducati Lenovo Team Ducati 162.9 20 Laps
    44 Pol ESPARGARO SPA Repsol Honda Team Honda 150.7 21 Laps

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme