MotoGp, Marquez: Nuk do të jem i njëjti, duhet kohë

“Kanë qenë muaj të vështirë, por më në fund ka ardhur momenti më i rëndësishëm i rehabilitimit tim, të kthehem në pistë. Ndjej flutura në stomak. Është koha të argëtohem, të kthehem në kohën e MotoGP. Do të jetë një proces i gjatë për t’u kthyer në atë që ishte më parë mendërisht”. Kështu flet Marc Marquez në konferencën për shtyp në prag të kthimit të tij në pistë, me rastin e Grand Prix të Portimao. Spanjolli është përsëri në një motorr pas dëmtimit që pësoi në Jerez vitin e kaluar.
Duke folur për Sky Sport, Marquez shpjegoi ndjenjat e tij të pa filtruara vetëm disa orë para fillimit të fundjavës së garës: “Ndihem sikur jam në ditën e parë të shkollës, kur je nervoz dhe i thuaj vetes që po shkoj ose unë nuk do të jem këtu, është një ndjenjë e çuditshme që nuk e kam ndjerë që nga viti 2008, nga gara e parë në Kampionatin Botëror – pranon ai -. Nesër me siguri gjithçka do të jetë si më parë, por unë jam njeri dhe unë mbërrij pas muajve të vështirë, është normale të jesh kaq i ngazëllyer. Unë kam qenë gjithmonë optimist dhe realist muajt e fundit, ekzistonte edhe rreziku që të mos kthehesha kurrë në MotoGP, isha i vetëdijshëm për këtë, por kurrë nuk u dorëzova, vazhdova të punoj”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




