Valentino Rossi kujton debutimin e tij: I paharrueshëm

“Mundësia për të garuar në një kampionat botëror ishte një ëndërr e realizuar. Duket si një jetë më parë. Kam pasur shumë miq midis pilotëve, kam kaluar shumë kohë me italianë të tjerë si Luca Cadalora, Loris Reggiani, Doriano Romboni dhe Loris Capirossi . Për mua ata ishin idhuj. Gara e parë ishte në Malajzi dhe fillimi ishte i paharrueshëm, mbaj mend që luftova me Martinez dhe u përfshiva në disa kontakte, në disa beteja. Kur u ktheva në Europë gjithmonë kam luftuar për podiumin, edhe në Mugello në debutimin tim u afrova. Ishte bukur sepse e dija që më duhej kohë për të qenë konkurrues”. Këto janë emocionet që Valentino Rossi kujton nga viti i tij i debutimit, 1996, në kampionatin botëror. ‘Doktori’, 25 vjet pas debutimit në klasën 125, gjithmonë e gjen veten në pistën për të luftuar në Petronas.

Rossi nuk harron asgjë nga ai 1996 i largët, kur potenciali i kampionit tashmë kishte filluar të kuptohej: “Podiumi i parë erdhi në Austri, unë isha i treti – kujton Rossi-. Javën që bëra pole position tim të parë në Brno dhe pastaj fitova. Në fillim nuk kuptova asgjë, vetëm se isha shumë i lumtur. Më kujtohen ato momente në një mënyrë pozitive sepse ishte një periudhë e paharrueshme e jetës sime. Më pëlqen kjo lloj jete dhe më pëlqen të ngas motorë. Kam akoma shumë motivim dhe do të përpiqem të jem edhe këtë vit konkurrues”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




