Turqi, Manaj nuk di të ndalet, gol alla-Del Piero

Rajoni | 3 vite më parë

Rey Manaj nuk di të ndalet. Fanella e Sivasporit ka diçka të magjishme pasi me atë veshur sulmuesi shqiptar ka shënuar sot një tjetër gol në duelin përballë Rizespor.

Këtë herë Manaj ka ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje dënimi në pozocion ballor duke dërguar topin në këndin e portierit. Ky është goli i 12-të në kampionat për Manajn, i cili ndodhet në formë të shkëlqyer sportive.

Përveç 12 golave në kampionat, Manaj ka shënuar edhe katër të tjerë në Kupën e Turqisë dhe në total ka realizuar 16 gola këtë edicion.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme