Marc Marquez mbështet Xavi-n: Ka nevojë për kohë

Spanjë | 3 vite më parë

Marc Márquez, piloti i skuadrws Ducati Gresini dhe tifoz i Barcelonës, foli në margjinat e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Laureus për situatën në shtëpinë e katalanasve pas humbjes në El Clasico, e cila i largoi përfundimisht djemtë e Xavi nga ëndrra e La Liga: “Pashë El Clasico i rrethuar nga katalanasit dhe madrilenët, ishte shumë argëtuese”.

“E rëndësishme është që pamë futboll të mirë. Ne pamë dy skuadra që luanin futboll dhe kërkonin fitoren”, tha gjashtë herë kampioni i botës në MotoGP. “Më pëlqen Xavi, më pëlqejnë trajnerët që e njohin Barcelonën dhe historinë e saj. Logjikisht wshtw një periudhë tranzicioni. Nga një vit në tjetrin është e pamundur, në çdo sport, të ndryshohet tërësisht dinamika. Çdo gjë ka nevojë për kohë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme