Muriqi: Unë ish-kamarier, por mund të nderohem nga Reali me parakalim

Të shtunën e 6 prillit Majorka e Vedat Muriqit luan finalen e Kupës së Mbretit përballë Atletik Bilbaos. Nëse ishullorët do të fitonin këtë trofe atëherë ky sezon mund të konsiderohej më i miri për klubin ishullor pasi kurrë më parë nuk kanë shijuar suksesin në këtë front.
Ndeshja do të jetë e rëndësishme edhe për Vedat Muriqin, i cili në rast triumfi do të vendoste në këndin e trofeve një medalje mjaft të çmuar për spanjollët.
I pyetur nëse do të priste një parakalim nderi në takimin e radhës (Majorka pret në shtëpi Realin e Madridit më 13 prill) Muriqi tregohet i përulur duhet thënë: “Nuk e di të them të drejtën nuk e di. Do të ishte diçka e mrekullueshme nëse Muriqi, i cili vetëm pak vite më parë shërbente si kamarier në restorante, të merrte një parakalim nderi nga një klub si Reali”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




