Dëmtimi dhe paga janë problem, Reali i tregon “derën” Alabës

Spanjë | 3 vite më parë

Mediat spanjolle kanë bërë me dije se Reali i Madridit parashikon të vështirë të ardhmen e David Alabës në kryeqytet. Austriaku, i cili u transferua në 2021 në Spanjë, ka pësuar disa dëmtime dhe më i fundit (ligamenti kryesor i gjuri) duket se ka shqetësuar Realin.

Mediat spanjolle kanë bërë me dije se paga mujore e Alabës është plot 1.9 milionë euro në vit. Reali mendon se 31-vjeçari, i cili ka kontratë deri në 2026-ën, nuk do të rikthehet kurrë në nivele të larta dhe tani kërkon një zgjidhje pasi kërkon të kursejë paratë, të cilat do t’i investonte në merkato.

Sa i përket planeve për të ardhmen në qendër të mbrojtjes Reali ka vendosur që t’i besojë dyshes Rydiger-Militao. Ndërsa për krahun e majtë të mbrojtjes mësohet se Reali përveç Alfonso Dejvisit do të afrojë edhe talentin mëngjerash të Lilës, Leni Joro.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme