Raphinha shtang Las Palmas, Barça -5 nga kreu

Spanjë | 3 vite më parë

Ndeshje e çuditshme për Barcelonën që në Montjuïc kundër Las Palmas, u gjend në epërsi numerike që në minutën e 23-të pas përjashtimit të portierit të skuadrës kundërshtare, me një mori rastesh shënimi, por arriti të sigurojë fitoren vetëm në pjesën e dytë me golin e Raphinhas. Tri pikë të rëndësishme për skuadrën e Xavit teksa përpiqet të mbyllë diferencën me Realin, tani 5 pikë përpara, por me një ndeshje më pak.

Pjesa e parë ishte me shumë ngjarje. Barcelona gjeti rrjetën dy herë, por në të dyja rastet avantazhi u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje. Las Palmas u lëkund në mënyrë të jashtëzakonshme në mbrojtje, duke i lënë sulmuesit katalanas të kalonin disa herë. Leëandoëski goditi traversën dhe kishte të paktën dy mundësi të tjera shënimi, si Raphinha që dy herë i vetëm përballë portierit shpërdoroi gjithçka. Në minutën e 23-të braziliani sprintoi në fushë të hapur dhe portieri Valles e ndali në mënyrë të parregullt. Direkt karton i kuq dhe Las Palmas me dhjetë lojtarë për pjesën tjetër të ndeshjes. Pavarësisht rasteve të shumta, pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0.

Në pjesën e dytë ndeshja u zvogëlua për nga intensiteti. Pavarësisht inferioritetit numerik, miqtë vazhduan të luanin mjaft lart, duke rrezikuar shumë. Në fund, goli i shumëpritur erdhi në minutën e 59-të, kur Joao Felix, i cili sapo kishte hyrë, kapi momentin për Raphinh, i cili goditi saktë. Goli mbyll ndeshjen: Las Palmas tepër i lodhur për të shqetësuar rivalët e tyre, të cilët kishin mundësinë e madhe për të dyfishuar epërsinë, por Joao Felix bëri më të vështirën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme